×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google bënë ndryshime në aplikacionin Android të Photos

    Insajderi
    06 February 2017 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përditësimi i ri vjen me ndryshime të strukturës megjithatë gjërat më interesante nuk janë ato që shihen me syrin e lirë.

    Ndryshimet vizuale qëndrojnë në fillim. Kur hapni seksionin e albumeve do të shikoni më shumë foto në pamjen e parë.

    Në vend të një imazhi gjigant i cili përfaqëson albumet tuaja që keni krijuar do të vëreni një seksion të fotove në telefon i cili grumbullon imazhe të realizuar nga kamera ose ekrani i telefonit.

    Android Police tha se Google do të sjellë një tjetër veçori të rëndësishme e quajtur “Auto Stories.”

    Me këtë të fundit, sipas Android Police, përdoruesit kanë mundësi të krijojnë një proces të automatizuar në krijimin e albumeve dhe përmbajtjeve që do të grumbullojnë, shkruan pcworld.

    Ky proces përcaktohet nga hartat e vendodhjes, datat, grupe fotosh, hashtag etj. Gjithashtu aplikacioni së shpejti do të ketë një veçori “Nearby.”

    Do të shërbejë për të na ndihmuar të ndajmë foto me njerëzit përreth nesh por gjithashtu tu kujtojë atyre kujtime nga e kaluara.

    Përditësimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë telefonët Android. Dhe këtë mund ta bëni duke shkarkuar APK-në e Google Photos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark