Insajderi
Biznes

Google, i paralajmëron përdoruesit për përditësimin e Chrome

Insajderi
03 November 2019 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të shfletuesit të saj Chrome, që të përditësojnë atë menjëherë.

Kjo për shkak të lëshimeve të sigurisë, të zbuluara së fundi në Chrome, transmeton Koha.

Google sot ka lansuar versionin e ri të Chrome-it (78.0.3904.87) për Windows, Mac e Linux.

Ky version rregullon dobësitë e versionit të kaluar, me të cilat sulmuesit mund të merrnin nën kontroll sistemet e prekura.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Infrastukturës (CISA) e SHBA-së ka inkurajuar përdoruesit e administratorët që të marrin përditësimin urgjent të Chromit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark