×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Google paralajmëron miliarda përdorues t’i përgjigjen këtyre sinjalizimeve të saj

    Insajderi
    02 April 2024 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Google ka paralajmëruar përdoruesit e saj që të mos injorojnë kurrë sinjalizimet e rëndësishme që synojnë t’i mbajnë llogaritë e tyre të sigurta.

    Kjo për faktin se këto sinjalizime ndihmojnë në parandalimin e njerëzve të tjerë nga “përdorimi ose abuzimi” i llogarisë suaj, andaj rekomandohet t’u përgjigjeni menjëherë.

    Google do t’i dërgojë një përdoruesi sinjal vetëm në tri raste specifike, shkruajnë mediat e huaja.

    E para është kur zbulon veprime të rëndësishme në llogarinë tuaj, për shembull nëse dikush e hap llogarinë në një pajisje tjetër.

    E dyta është kur zbulon aktivitet të dyshimtë, për shembull nëse dërgohen një numër i madh i email-ave.

    Dhe së treti, kur e zbulon se dikush po përpiqet të ndërmarrë një veprim si rishikimi i fjalëkalimeve të ruajtura.

    Kur këto ndodhin, Google u kërkon përdoruesve të rishikojnë sinjalin që ajo e dërgon dhe mos ta injorojnë pasi kjo do të dërgojë në vjedhjen e të dhënave të ndjeshme të përdoruesit.

    Ndryshe, për t’u mbrojtur nga sulmet kompania e lejon edhe ndryshimin e fjalëkalimeve. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark