Një kamerë e Google Street View, ka ndihmuar në gjetjen e një vrasjeje të tmerrshme në një fshat në Spanjë.
Fotografitë e kapura në fshatin e vogël të Taujeco, tregojnë një burrë me xhinse të përkulur prapa një makine të kuqe me një thes të madh të bardh duke e futur në bagazh.
Një grup i dytë imazhesh tregojnë një burrë me një veshje të ngjashme duke ecur me një karrocë dore poshtë një kodre duke mbajtur atë që duket të jetë një çantë e bardhë, vetëm disa metra larg vendit ku ishte parkuar makina, transmeton Klankosova.tv.
Policia spanjolle thotë se fotografitë fillestare të makinës mund të kenë ndihmuar në hapjen e rastit të një burri kubanez të zhdukur, i njohur vetëm me inicialet e tij JLPO, i cili besohet të jetë vrarë dhe copëtuar nga gruaja e tij dhe partneri i saj pasi u zhduk vitin e kaluar.
Hetuesit thanë se ishin fotot e Google Street View që i ndihmuan ata të zhvendosnin fokusin te gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri, i identifikuar si Manuel Isla Gallardo, përpara se përgjimet të zbulonin përfshirjen e tyre në zhdukjen e papritur të JLPO.