“Medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të SHBA kanë rënë pre e një grabitje me armë në rrugët e Rio de Zhanjero”, bën të ditur Komiteti Olimpik i SHBA.
Sipas dëshmisë që 4 notarët kanë dhënë në polici, një prej grabitësve i ka vendosur në kokë armën Ryan Lochte-s.
Lochte dhe notarët e tjerë, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpike të dielën në mëngjes me taksi.
Taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete. /Insajderi.com