Insajderi
Insporti

Grabitet me armë shtëpia e yllit të Atletico Madridit

Insajderi
14 January 2024 - 14:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitet me armë shtëpia e yllit të Atletico Madridit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e sulmuesit të Atletico Madridit, Angel Correa është grabitur nga persona të maskuar dhe me armë të shtunën mbrëma.

Mediumi spanjoll Cadena Cope raporton se katër persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë e argjentinasit dhe e kërcënuan sulmuesin dhe familjen e tij diku rreth orës 21:00 të shtunën, sipas raportimit.

Thuhet se grabitësit morën të gjitha bizhuteritë dhe paratë që ishin në dispozicion në shtëpi para se të largoheshin.

Correa dhe familja e tij nuk kanë pësuar ndonjë dëm fizik. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark