Grabitje me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

    Insajderi
    09 April 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Sipas Policisë, një person ka rënë viktimë e grabitësve të armatosur.

    Rasti në Polici është raportuar rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se ka ndodhur rreth orës 06:30.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se grabitësit i kanë marrë një shumë të parave ankuesit, nën kërcënimin e armës dhe me forcë.

    “Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, tha Ahmeti.

    Për momentin nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura, ndërsa hetimet janë në zhvillim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark