×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grabovci: VV-ja i mori 51% aksidentalisht – 14 shkurti do të mbahet mend si datë e zhgënjimit

    Insajderi
    10 January 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Adem Grabovci ka ftuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin për mobilizim politik ndaj procesit të dialogut dhe zgjidhjes finale me shtetin serb.

    Grabovci tha se tani është koha që përball Serbisë të merren vendime të guximshme dhe drejta.

    Ai tha se 14 shkurti kur edhe u mbajtën zgjedhjet e fundit paralmentare, do të mbahet mend si datë e zhgënjimit dhe se sipas tij Vetëvendosje ka marrë 51% të votave aksidentalisht.

    I njëjti shtoi se rezultatet e qeverisë janë nën zero.

    “Kishte qenë mirë me i bashkuar të gjithë. Është në të mirën e procesit, çuarjes në përfundim të misionit tonë, zgjidhjes së problemit me Serbinë. Dhe këtë zgjidhje, s’do ta bëj askush nëse ne nuk i kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Mobilizimi është detyra e parë. Duhet të merren vendimet e drejta dhe të guximshme. Por, sjelljet e papërgjegjshme e të papjekura ia pamundësojnë opozitës që ta jep kontributin e saj në këtë drejtim. 51% i ka marrë aksidentalisht. Në historinë e Kosovës 14 shkurti do të njihet si një datë e zhgënjimit, një datë që kanë ardh në pushtet me mashtrim e manipulim. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe. Rezultatet e kësaj Qeverie, janë nën zero”, tha Grabovci në Prime Time.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark