Pas Skenderajt, Drenasit, tani grafitet me pyetje kundër Hashim Thaçit vazhdojnë serinë në qytetin e Mitrovicës.
Hashim pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim tradhtari”, “Hashim spiuni francez”. Këto janë grafitet e reja të vendosura në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
I janë dedikuar kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili aktualisht mbanë pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Autorët e këtyre grafiteve vazhdojnë të mbeten anonim derisa shkrime të tilla nëpër mure fillimisht kishin nisur të shkruheshin në Prishtinë e pastaj edhe në qytete tjera.
Udhëheqësin e PDK-së, nëpërmes këtyre grafiteve e kanë pyetur se pse e ndave Mitrovicën.
“Hashim… pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim, spuni francez”, Hashim tradhtari”, shkruhet me të gjelbër, në qytetin e Mitrovicës.