Një grafiti i ri është bërë në qytetin perëndimor të Kosovës, Pejë. Insajderi ka siguruar fotografinë në të cilën grafiti i ri bënë një ironi duke paraqitur një fëmijë teksa shkruan kuqezi me ngjyra të flamurit të Kosovës, verdhë dhe kaltër.
Gazeta Insjaderi ka folur me autorin e grafitit por ai ka folur vetëm shkurt duke thënë se është e qëllimshme vendosja e fëmijës në këtë mural si “shpërfaqje e naivitetit që ndikohet nga sistemi që shtynë të shprehë nacionalizmin në një mënyrë krejtësisht paradoksale”.
Grafiti lë të nënkuptojë dilemën e kosovarëve mes flamurit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës dhe sesi kjo dilemë mund të ndikojë tek gjeneratat e reja, përkatësisht fëmijët.