×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Grafiti i ri shpërfaqë kryeministrin në “gjendje gatishmërie”

    Insajderi
    10 February 2016 - 00:24

    Në Pejë sapo është realizuar një grafit i ri. Personazh është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

    Insajderi ka siguruar fotografitë e këtij grafiti që është bërë nga grafisti i cili dëshiron të mbetet anonim për publikun.

    Në një prononcim për Insajderin, është thënë se “ideja e këtij grafiti është paraqitja e kryeministrit në gjendje gatishmërie që përkthyer në realitetin kosovar i bie gati për të duruar gjithçka”.

    grafiti 1

    Siç edhe shihet në fotografi, kryeministri është i veshur me rroba femrash dhe ka taka. Mustafa është vendosur në një pozicion të atillë që ka prapanicën e zbuluar, raporton Insajderi.

    Grafitiet janë bërë temë diskutimi kur në kryeqytet ishte bërë personazh, presidentja Atifete Jahjaga duke vazhduar më pas me disa grafite të tjera ku janë personifikuar edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

    Disa nga grafitet në Prishtinë dhe Pejë ishin mbuluar nga grupe të shoqërisë civile, aktivistë politik dhe nga vet Policia. Madje Policia i ka cilësuar grafitet si dëmtim të pronës publike.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark