Insajderi
Lajme

“Granata” mbi stacionin e oksigjenit, del me reagim Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit

Insajderi
17 April 2025 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Granata” mbi stacionin e oksigjenit, del me reagim Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit tha se objekti i dyshuar i hasur të mërkurën pasdite mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, ka rezultuar të jetë lodër për fëmijë.

“Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit. Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”.

“Pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë, në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Spitalit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark