Pak orë para se të ndeshën dy kombëtaret që përfaqësojnë, Granit Xhaka që luan për Zvicrën i ka dërguar një mesazh vëllait të tij, Taulantit duke i thënë se do të jetë model për të.
Vëllezërit Xhaka që janë nga Kosova, futen në historinë e futbollit botëror duke u bërë shembull unik se si dy vëllezër luajnë kundër njëri-tjetrit në një kombëtare.
Graniti ka postuar në Facebook një fotografi bashkë me të vëllanë kur ata ishin të vegjël.
“Vëllai im dhe unë kemi qëndruar bashkë pavarësisht çfarë ka ndodhur. Nesër do të jetë hera e parë që ne do të përballemi me njëri tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe unë shpresoj që të jetë hera e parë dhe e fundit”, ka shkruar Graniti.
“Ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë në 90 minuta ne do të qëndrojmë së bashku ashtu siç bën një vëlla. Një ndeshje nuk mund të na ndajë as si shokë dhe as si vëllezër. Të uroj shëndet dhe shumë fat në ndeshjen e nesërme dhe ti do të mbetesh gjithmonë model për mua”, shkruan Granit Xhaka.
Vëllezërit do të zbresin në fushën e futbollit në Francë sonte në një përballje historike./Insajderi.com