Gratë argjentinase në grevë pas përdhunimit e vrasjes së një vajze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gratë argjentinase në grevë pas përdhunimit e vrasjes së një vajze

    Insajderi
    19 October 2016 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistë të të drejtave të njeriut në Argjentinë u bënë thirrje grave në mbarë vendin që të ndërpresin punën për një orë, në shenjë proteste ndaj përdhunimit dhe vrasjes së dhunshme të një vajze adoleshente.

    Lucia Perez, 16 vjeç, vdiq më herët gjatë muajit në qytetin Mar del Plata. Dy persona që e çuan atë në spital thanë se ajo ishte dëndur me drogë. Por mjekët gjetën gjurmë që tregonin se vajza ishte bërë subjekt i një dhune seksuale ekstreme.

    Një marshim i madh është planifikuar dhe aktivistët u kanë bërë thirrje grave që të moshen në të zeza, si dhe të braktisin vendin e punës për një orë. Ata e kanë pagëzuar këtë veprim me emrin “Miercoles Negro”, ose “e Mërkura e Zezë”.

    “Në zyra, shkolla, spitale, gjykata, redaksi, dyqane, ferma apo kudo që punoni, ndaloni për një orë për të kërkuar “jo më dhunë mashkullore””, thuhet në një komunikatë të aktivistëve.

    Dhjetëra mijëra njerëz mbushën rrugët në qershor të vitit të kaluar, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj gruas dhe që atëherë manifestime të tilla u kthyhen në një llojë tradite me parullën “ni una menos”, që do të thotë “jo një grua më pak”.

    Mesatarisht në Argjentinë një grua vritet çdo 36 orë nga dhuna në familje. Në vitin 2012 vendi miratoi një ligj kundër krimeve ndaj grave, me ndëshkime më të ashpra për meshkujt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark