×
  • Op-Ed
  • Op-Ed / Opinione

    Gratë, Jeta dhe Liria

    Insajderi
    13 October 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 16 shtator 2022, Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare nga Saqqez në provincën Kurdistan të Iranit, vdiq në një spital të Teheranit. Tre ditë më parë ajo ishte arrestuar nga Policia e Iranit, ose ‘policia e moralit’, për mosmbajtjen e hixhabit, e cila pasi ra në koma vdiq.

    Pas vdekjes së vajzës iraniane vërshuan turmat e njerëzve që bënin thirrje që të merret përgjegjësi për vdekjen e 22 vjeçares. Trazirat u përhapën edhe nëpër qytete, shtete, kontinente, si dhe në mediat sociale iraniane.

    Vëmendje të madhe në protesta morën gratë iraniane që hoqën dhe dogjën hixhabet e tyre. Derisa, në të gjitha shtetet e tjera gratë nëpër botë prenë flokët në shenjë solidariteti.

    Protestat

    Këto protesta nuk ishin të vetmet në Iran. Ato janë të fundit në një traditë të gjatë betejash të grave iraniane që datojnë me më shumë se një shekull në Revolucionin Kushtetues të Iranit, i cili, midis viteve 1905 dhe 1911, themeloi një parlament gjatë dinastisë Kajar. Pavarësisht margjinalizimit të tyre në narrativën historike të Iranit modern, gratë kanë qenë gjithmonë pjesë e transformimeve të vendit. Gratë që mbështesin forcat laike dhe islamike formuan një segment të rëndësishëm të kryengritjes që çoi në Revolucionin Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi monarkinë Pahlavi dhe hapi rrugën për krijimin e Republikës Islamike të Iranit.

    Lexo edhe:

    Gratë iraniane vazhduan të kërkonin një rol në politikë dhe shoqëri, edhe kur premtimi i Republikës Islamike për të rivendosur dinjitetin e tyre u përkthye përfundimisht në terma rreptësisht patriarkalë dhe islamikë. Menjëherë pas krijimit të Republikës në prill të vitit 1980, gratë dolën në protesta për të kundërshtuar kodin e rreptë të veshjes që kërkonte që ato të mbulonin trupin dhe flokët e tyre.

    Sipas ligjeve të Republikës Islamike, gratë e kishin obligative vetëm mbulesën, por u krijuan zona ‘vetëm për gratë’, ndërsa hapësirat e tjera, si stadiumet e futbollit, mbetën të paprekshme për to. Këto marrëveshje konsideroheshin si shtyllat e Republikës Islamike: shumë simbolike dhe të panegociueshme.

    Që nga viti 1980, gratë iraniane kanë kërkuar të përmirësohet situata e tyre duke inicuar protesta, peticione dhe duke ndjekur edhe rrugë ligjore. Pas Luftës Iran-Irak (1980-88), për shembull, gratë që mbetën të veja, pasi burrat iu vranë në luftë lobuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre; Ligji parashikonte që babai të kishte kujdestarinë e fëmijës, e cila i kalonte të afërmit tjetër mashkull në rast të vdekjes së tij.

    Për këtë organizatat e e grave kërkuan ndryshim duke bashkëpunuar me shtetin. Fushata ‘një milion nënshkrime’, e themeluar në vitin 2007, ishte një peticion i madh që kërkonte të çmontonte ligjet diskriminuese. Megjithatë, në kohët kur bashkëpunimi me shtetin u bë thuajse i pamundur, veçanërisht me shtypjen e shoqërisë civile nga fundi i udhëheqjes së Khatamit, gratë aktiviste nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të shkëputeshin nga organizatat. Dëmi i shkaktuar ishte tejet i madh: shumë gra aktiviste u arrestuan dhe shumë të tjera u larguan nga vendi.

    Gratë duke protestuar gjatë Revolucionit Iranian, Teheran, 1978. Getty Images.

    Protestat në iran vazhduan ndër vite, kujtojmë atë të viti 2009 – ‘Lëvizja e Gjelbër’, që ishte mobilizimi më i madh popullor që nga Revolucioni iranian. Në ato protesta kërkohej anulimi i zgjedhjeve presidenciale të atij viti dhe rrëzimi i presidentit konservator Mahmud Ahmadinexhad.

    Në vitin 2018 protestat u ngritën nga shqetësimi publik për situatën ekonomike; në vitin 2019 demonstratat u nxitën nga rritjet masive të çmimeve të karburanteve. Derisa, në fillim u protestua kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë.

    Të gjithë ndajnë një pakënaqësi themelore me mosreagimin e Republikës Islamike ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të saj.

    Por, megjithatë, protestat e fundit ishin të ndryshme. Vdekja 22 vjeçares bashkoi njerëz na e gjithë bota – dhe këtë herë protestat u drejtuan nga gratë, shkruan History Today, përcjell Insajderi.

    GAZETA INSAJDERI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark