Gratë në Poloni kanë nisur grevë kundër propozimeve për ndalesë totale të abortit.
Ato kanë marshuar nëpër rrugët e Varshavës, të veshura në të zeza, në shenjë zie për të drejtat e tyre të riprodhimit.
Gratë që kundërshtojnë ndalesën, kanë pezulluar punën dhe shkollën, si dhe refuzojnë të bëjnë punët e përditshme.
Protesta është e frymëzuar nga greva e grave në Islandë më 1975, raporton rel.
Nëse ligji, i cili tashmë ka kaluar një pengesë parlamentare, hyn në fuqi, ai do ta ndalojë abortin në Poloni njësoj si edhe në dy vende të tjera të Evropës: në Maltë dhe në Selinë e Shenjtë.
Ligji do të ndëshkojë gratë që abortojnë me pesë vjet burgim, ndërsa mjekët që ndihmojnë në abort do të mbahen po ashtu përgjegjës.