Insajderi
Lajme

Grenell deklaroi se Osmani po manipulon me fjalët e Trump, paralajmërojnë konferencë nga presidenca

Insajderi
13 July 2025 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grenell deklaroi se Osmani po manipulon me fjalët e Trump, paralajmërojnë konferencë nga presidenca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, kanë thënë nga Presidenca.

Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark