Insajderi
Lajme

Grenell: Gjykata e Hagës e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi

Insajderi
18 October 2025 - 23:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grenell: Gjykata e Hagës e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, Gjykatën e Hagës e ka quajtur “totalisht të korruptuar” , duke kërkuar që t’i ndërpritet financimi.

Në një postim në platformën “X”, Grenell ka përmendur edhe prokurorin amerikan Jack Smith, i cili dikur ishte pjesë e kësaj gjykate.

“Gjykata e Hagës është totalisht e korruptuar dhe duhet të mos financohet më. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg. Gjyqi ka filluar vetëm së fundmi”, ka shkruar Grenell.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark