×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grenell shkon në Mitrovicën e Veriut të takohet me Listën Serbe

    Insajderi
    22 June 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

    Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton Kosovo-Online, përcjell Gazeta Insajderi.

    Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e Listës Serbe, përfshirë Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

    Sipas Listës Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për “çështje sigurie”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark