Një 15 vjeçar ishte vrarë atë kohë nga policia, vetëm një vit para se të fillonte kriza greke, duke nxitur trazira të papara viteve të fundit.
Dhjetëra të rinj kanë hedhur koktej molotovi dhe fishekzjarrë ndaj policisë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës, raporton agjencia greke AMNA.
Rreth 18 persona janë arrestuar deri më tani, raporton kjo agjenci.
Rreth 1,500 persona që përfaqësojnë sindikata e nxënësve dhe shkollave si dhe lëvizjet e ndryshme të grupeve majtiste dhe anarkiste, marshuan nëpër qendër të kryeqytetit grek ndaj parlamentit më herët të martën. /Insajderi.com