×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Greqi, “punësimi më i keq” në 16 vitet e fundit në sektorin privat

    Insajderi
    21 February 2017 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dallimi mes punësimeve dhe shkarkimeve nga puna në muajin janar në sektorin privat në Greqi, ka arritur në nivelin më të keq në 16 vitet e fundit.

    Sipas të dhënëve të shpallura nga Ministria e Punës e Greqisë, në muajin janar të vitit 2017, 156.318 persona kanë mbetur pa punë, ndërsa 126,501 persona janë punësuar, raporton AA.

    Me një deficit të punësimeve prej 29,817 personash, këto të dhëna kanë arritur shkallën më të lartë në 16 vitet e fundit.

    Në njoftimin Ministrisë së Punës, theksohet se 73.609 persona të cilët kanë mbetur pa punë, janë larguar vullnetarisht nga puna.

    Nga ana tjetër, sektori i cili ka pushuar më shumë persona nga puna është ai i restoranteve me dhjetë mijë persona. Ndërsa sektori i shitjes me pakicë është në vendin e dytë duke pushuar 5.895 persona nga puna.

    Greqia, me 23 përqind të papunë, gjendet në pozitën e shtetit me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë. Edhe reforma për tregun e punësimit e cila do të lehtësonte pushimet kolektive nga puna, qëndron akoma e hapur në bisedimet e shtetit me huadhënësit si një nga temat mbi të cilën nuk ka marrëveshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark