×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Greqia arreston tre britanik të armatosur rëndë

    Insajderi
    14 February 2016 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me dyshimet që janë me origjinë Irakiano-Kurde në kufi me Turqinë janë arrestuar tre persona pasi u janë gjetur më shumë se 20 armë dhe më shumë se dhjetë mijë plumba

    Policia greke ka arrestuar tre britanikë në dy operacione të ndara pas dyshimeve se kanë tentuar që të lëvizin një sasi të madhe të armëve dhe plumbave në Turqi

    Personat e moshës, 22, 28 dhe 39 vjeç dhe të gjithë kurd nga Iraku me pasaporta britanike, janë kapur me dhjetëra mijëra plumba të kalibrit të vogël dhe me 20 pistoleta.

    Ndërkaq është mohuar ndonjë lidhje e mundshme me xhihadistët e ISIS-it.

    “Ne nuk kemi evidenca për lidhjen e tyre me ISIS-in, ne kemi informuar Europolin dhe Interpolin”, ka thënë një oficer policie./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark