Vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli gjithmonë e ka ruajtur jetën e saj private, mirëpo së fundmi e ka thyer “rregullin” dhe ka vendosur që të japë një lajm të bukur nëpërmjet projektit muzikor më të ri.
Në klip, ajo shfaqet magjepëse me barkun e rrumbullakosur.
Kënga mban titullin “Numero Uno”, e cila para disa orësh është publikuar në Youtube.
Kujtojmë se më herët përflitej se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëheshin prindër për herë të parë, mirëpo nuk ka pas ndonjë konfirmim zyrtar nga cifti.