Insajderi
Showbiz

Gresa Gashi shfaqet në bikini nga Egjipti

Insajderi
28 November 2025 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gresa Gashi shfaqet në bikini nga Egjipti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja e njohur Gresa Gashi ka lënë për pak kohë angazhimet e përditshme në Kosovë për të udhëtuar drejt Sharm El Sheikh, dhe kësaj radhe ka një arsye të fortë.

Ndonëse destinacioni njihet për pushime luksoze, Gresa fillimisht ka shkuar për punë dhe përfaqësim dinjitoz.

Ajo është e ftuar speciale në edicionin e nëntë të “Sharm El Sheikh International Theater Festival for Youth”. Përmes një postimi zyrtar, Gresa është shprehur tejet e nderuar që po përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore ndërkombëtare.

Por, siç thotë populli – “puna e mbarë, me qejf të mbarë”.

Aktorja nuk e ka lëshuar rastin për të shijuar rrezet e diellit dhe detin e mrekullueshëm të Egjiptit. Në disa foto që ka ndarë me ndjekësit, Gresa duket në formë të shkëlqyer fizike, duke pozuar me bikini “leopard” në ujërat e kristalta, ndërsa e ka cilësuar këtë eksperiencë si një “Përrallë Egjiptiane”.

Nga tapeti i kuq e deri tek netët magjike në “Farsha Lounge”, duket se Gresa po di ta kombinojë më së miri karrierën me kënaqësinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark