Insajderi
Show

Grida Dumës i ndodh e papritura, i dashuri i saj e turpëron ‘live’ në emision

Insajderi
06 September 2025 - 17:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grida Dumës i ndodh e papritura, i dashuri i saj e turpëron ‘live’ në emision
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në episodin e fundit të emisionit Top Story, Grida Duma kishte të ftuar politikanin e njohur Ervin Salianji, me të cilin janë në lidhje dashuri tash e sa kohë.

Në hyrje të programit, Grida u shpreh se kishte kënaqësi ta kishte Salianjin në studio, duke e prezantuar me mirësjellje dhe respekt.

Por nuk vonoi shumë dhe atmosfera mori një kthesë më personale. Me një buzëqeshje të lehtë, Salianji iu përgjigj: “Mirëmbrëma… kënaqësia ime e përjetshme.”

Kjo deklaratë e papritur e vuri për një moment në siklet Gridën, e cila reagoi me një të qeshur të përmbajtur dhe u duk se u skuq pak në fytyrë.

Momenti u kap menjëherë nga publiku dhe komentuesit në rrjet, të cilët e cilësuan si një nga skenat më të këndshme dhe spontane të mbrëmjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark