×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gripat e shumtë në Kosovë – infektologu i njohur: Ka edhe Covid

    Insajderi
    08 January 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror.

    Infektologu Ilir Tolaj, tha për RTK se është e natyrshme që tani kemi virusë të ndryshëm. Ai tha se janë disa lloje të virusve dhe ka Covid.

    Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e covidit, apo edhe virusë të tjerë

    Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoret shumë antibiotikët.

    “Me antibiotik nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark