Gruaja e zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden akademikja Jill Biden filloi vizitën në Manastirin e Graçanicës.
Për ta pritur mysafiren amerikane, janë vërejtur forca të shtuara të sigurisë dhe kontrolle të mëdha për rreth manastirit.
Jill Biden do të takohet me peshkopin Teodosije ndërkohë që do të vizitojë ambientet e manastirit, mirëpo nuk do të ketë asnjë prononcim për media.
Pas takimeve të nënpresidentit Joe Biden, familja Biden do të marrin pjesë në emërtimin e rrugës Gjilan-Ferizaj me emrin e djalit të tyre të ndjerë Beau Biden. /Insajderi.com