×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Gruaja e Drejtorit, ish-asamblistja”, Komuna e Skenderajt bën “kërdi” me punësimet e fundit në shkolla

    Insajderi
    14 September 2022 - 18:54

    Fitore Mangjolli, Antigona Rraci- Berisha, janë vetëm disa nga punësimet e fundit të Komunës së Skenderajt. Të gjithë këta emra lidhen me partinë në pushtet në Komunën e Skenderajt PDK-në, shkruan Insajderi.

    Alban Berishës i cili është Drejtor Për Kulturë Rini dhe Sport në Skenderaj tashmë i është punësuar edhe gruaja si mësuëse po në këtë komunë.

    Punësimin e saj e dëshmon edhe dokumenti më poshtë ku bëhët e ditur se ajo do të jetë arsimtare e Edukimit Fillor.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Kulturës për Rini dhe Sport, Alban Berishën por i njëjti tha qe nuk ka pasur ndikim që gruaja e tij të punësohet.

    “Nuk kam pasur ndikim asnjëherë ajo është përzgjedhur me meritë të plotë”, tha Berisha.

    Por, punësimet partiake nuk janë ndalur këtu pasi që në vendimin e 13 shtatorit  të marrur nga Komuna e Skenderajt përfituan ish- asamblistja e PDK-së, Fitore Mangjolli e cila u punësua si mësuese e Gjuhës Shqipe.

    Mangjolli po ashtu ishte punësuar si Asistente Administrative në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë kohës kur vendi ishte në udhëheqjen e PDK-së.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Komunën e Skenderajt por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark