Gruaja e Hovenier-it ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja e Hovenier-it ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

    Insajderi
    15 August 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit.

    Çeku ndau pamje nga takimi derisa ndau edhe detaje nga biseda.

    “Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark