Insajderi
Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit punësohet në ministrinë e Arben Vitisë

Insajderi
21 July 2026 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruaja e Hysen Durmishit punësohet në ministrinë e Arben Vitisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e Hysen Durmishit, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ku tha se është punësuar si këshilltare politike e Vitisë, shkruan Insajderi.

“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia”, ka thënë Durmishi.

E njëjta ishte shfaqur kritike kohë pas kohe ndaj Qeverisë Kurti. Kur përurohej segmenti Vushtrri-Prishtinë nga Kurti e Dimal Basha, ajo ironizonte me prerjen e shiritave.

“Vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin është leht”, kishte shkruar ajo.

Gjithsesi, në postimin e saj ajo ka falënderuar edhe Kurtin për punësim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark