×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Gruaja e mikut të nënkryetarit, asamblistja dhe motra e anëtares së PDK-së”, Komuna e Vushtrrisë punëson të afërmit në çerdhen publike

    Insajderi
    28 April 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konkursi i rihapur nga Komuna e Vushtrrisë për edukatore në çerdhen publike “Foleja” tashmë ka përfunduar. Dhjetë kandidate u përzgjodhën të jenë edukatore në këtë qendër për fëmijët 3 deri në 6 vjeç.

    Gazeta Insajderi

    Në janar të këtij viti ky konkurs u anulua për shkak të akuzave nga opozita për shkelje ligjore dhe punësime të të afërmeve me PDK’në, parti kjo që udhëheqë me Vushtrrinë, por duket se kjo ka ndodhur përsëri edhe pas hapjes së konkursit për të dytën herë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se ndër dhjetë kandidatet e pranuara është gruaja e mikut të nënkryetarit Shpëtim Zhegrova, Mirjeta Sejdiu Menxhiqi.

    Mirjeta Sejdiu Menxhiqi u rendit e pesta me gjithsej 184 pikë.

    Kandidatja tjetër e pranuar është Kleofina Fejza, motra e anëtares së kryesisë së PDK’së, Leudita Fejza.

    Ajo arriti t’i marr 172 pikë. Të mjaftueshme për të qenë në top dhjetëshen e të përzgjedhurve.

    Ndërsa, përveç punës si asambliste në Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Fatmire Cecelia nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë do të ketë edhe një vend pune si edukatore në çerdhen Foleja.

    Asamblistja Cecelia ishte e dyta në listë me gjithsej 190 pikë.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije se asamblistja Cecelia mbështet vendimet e PDK’së në çdo seancë të kuvendit komunal, duke votuar pro çështjeve të prezantuara. Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja që ajo është pranuar në këtë konkurs.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë dhe kandidatet e përmendura më lartë për ta pyetur për mundësinë e ndikimit në këtë konkurs, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark