Gruaja kalon minuta tmerri, pasi e rrahën dhe e lidhën i vodhën 100 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja kalon minuta tmerri, pasi e rrahën dhe e lidhën i vodhën 100 euro

    Insajderi
    28 April 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Kalithea të Greqisë ka përjetuar minuta tmerri pasi disa persona i kishin hyrë në shtëpi për të grabitur.

    Gruaja doli ballë për ballë me hajdutët brenda shtëpisë së saj, në momemtin kur u kthye në banesë dhe konstatoi se dera ishte e thyer.

    Grabitësit nuk kanë ngurruar ta godasin gruan në kokë dhe e kanë lidhur në dysheme për të kontrolluar të pashqetësuar ambientet dhe kanë rrëmbyer rreth 100 euro.

    Ata më pas janë zhdukur.

    Viktima ka qëndruar e shtrirë në dysheme për disa orë.

    Sipas medieve greke, familja e saj u shqetësua pasi gruaja nuk ju përgjigj në telefon dhe lajmëruan policinë.

    Ishte patrulla e policisë ajo që e gjeti gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar pas dhunës së ushtruar nga grabitësit.

    Policia mblodhi provat në vendin e ngjarjes dhe shenjat e gishtave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark