×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja me aftësi të kufizuara: Mjekët në Kosovë nuk dinë si ta trajtojnë dikë me diagnozë si timen

    Insajderi
    17 February 2023 - 18:04

    Ndonëse sot për shumëkënd ka qenë ditë feste pasi është shënuar përvjetori i 15-të i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për Biba May kjo ka qenë një ditë sfiduese si të gjitha ditët tjera.

    Ajo për më shumë se 30 vite është e diagnostifikuar me Distrofi Muskulare Progresive dhe edhe pse Kosova ka më shumë se 23 vite që po e gëzon lirinë e saj, për Bibën nuk mund të thuhet e njejta gjë.

    Ajo ka një kohë të gjatë që lëvizë me karrikë me rrota dhe kjo gjendje për të është mjaftë sfiduese, shkruan Insajderi.

    “Edhe gjatë kohës kur kam qenë në shkollë dhe tani infrastruktura nuk ma mundëson të lëviz pa pengesa. Në ditën e parë të klasës së pestë për shkak të pengësave në infrastrukturë jam rrëzuar dhe të gjithë nxënësit kanë ecur sipër meje. Ky moment mund të thuhet se ka qenë hera ime e paër kur jam dorëzuar pasi nuk kam përjetuar atë që të tjerët kanë përjetuar të tjerët. Pastaj kam vazhduar me shkollim jo të rregullt. Por, edhe pse ka kaluar shum”, ka thënë May.

    Përveç infrastrukturës ajo është e pakënaqur edhe me trajtimin që institucionet shëndetësore dhe personeli mjekësorë i është duke i bërë personave me aftësi të kufizuara.

    “Shteti i Kosovës më ka ofruar zero mundësi për të trajtuar diagnozën që kam. Qe 23 vjet unë shkoj tek mjekët në Kosovë dhe deri më tash askush nuk e di saktë se si duhet trajtuar dikush me diagnozë si timen. Institucionet më së pari nuk kanë dijeni se si duhet trajtuar mandej as nuk kanë kushte të na trajtojnë, as nuk kanë kushte. Për ushtrime fizike nuk ka nevojë për dituri të shumta. Është e nevojshme për një person që përdor karrocën se nëse nuk bënë ushtrime trupi deformohet më shumë”, ka shtuar ajo.

    Ndërsa sa i përket vendimit të qeverisë që viti 2022 të shpallet “Viti i personave me aftësi të kufizuar” ajo është shprehur mjaftë kritike dhe e pakënaqur.

    “Nuk ka qenë e qëlluar shpallja e vitit për persona me aftësi të kufizuara sepse nëse do ta shohësh progresin duhet ta përgatitësh terrenin. E jo, hajt se vendosëm që sivjet ta shpallim vitin për persona me aftësi të kufizuara”, ka përfunduar May./Gazeta Insajderi

    Autore: Dijellza Preniqi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark