Gruaja nga Ferizaj e rrahu mësuesen e vajzës, kjo është arsyeja e çuditshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Ferizaj e rrahu mësuesen e vajzës, kjo është arsyeja e çuditshme

    Insajderi
    15 October 2021 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka arrestuar një 35-vjeçare e cila ka sulmuar fizikisht një mësimdhënëse.

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.


    Policia ka bërë të ditur se deri te sulmi fizik ka ardhur si pasojë e një vërejtjeje që mësimdhënësja ia kishte bërë vajzës së të dyshuarës.

    “Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”, ka bërë të ditur policia.

    E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’’”, ka njoftuar policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark