Gruaja nga Vitia ndërron jetë 10 minuta pasi varrosi bashkëshortin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Vitia ndërron jetë 10 minuta pasi varrosi bashkëshortin

    Insajderi
    18 September 2021 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti Idriz e Hasime Sallahu nga fshati Kabash i komunës e Vitisë, kanë ndërruar jetë një ditë ndaras, nga njëri-tjetri.

    Familjarët gjatë ditës së djeshme njoftuan se fillimisht kishte ndërruar jetë Idriz Sallahu, varrimi i të cilit është bërë sot pas faljes së namazit të drekës.“Ju njoftojm se ka vdek baca Idriz Nebi Sallahu.

    Varrimi bëhet nesër me datë 18.09.2021 pas faljes s’namazit të drekës”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

    Ndërkaq, sot pas ceremonisë së varrimit të Idriz Sallahut, ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij, Hasime Sallahu. Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerës, të cilët kanë shtuar se varrimi do të bëhet sot në orën 18:00.“Ju njoftojm se pas ceremonis se varrimit të baces Idriz, ka vdek edhe bashkshortja e tije Hasime Sallahu”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë treguar se bashkëshortja e Idriz Sallahut, Hasimja, ka vdekur 10 minuta pas varrosjes së burrit të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark