×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gruaja që ishte në shtëpi ku ndodhi shpërthimi në Lipjan, ka djegie në 85 për qind të trupit

    Insajderi
    06 September 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjedhja në sistemin e ngrohjes brenda një shtëpie në një fshat të Lipjan, ka shkaktuar shpërthimin e kalldajës.

    Si pasojë e kësaj, burri dhe gruaja pësuan lëndime të rënda trupore.

    Gruaja ka lëndime shumë të mëdha dhe gjendja e saj është goxha e rënduar.

    Ajo ka pësuar djegie në 85 për qind të sipërfaqës trupore.

    Kështu deklaroi për Klankosova.tv mjeku kujdestar nga Kirurgjia Plastike, Korab Berisha.

    “Gruaja e ka gjendjen më të rëndë. Ka djegie 85 për qind të sipërfaqës trupore, ndërkaq burri konsiderohet se ka lëndime mesatarisht të rënda deri në 25 për qind”, tha Berisha për Klankosova.tv

    “Burri ka enjtje të regjionin e kokës dhe qafës. Ai është në Intensivë për mjekim. I njëjti është intubuar për të mos u kompremetuar organet e frymëmarrjes”, tha ai.

    “Djegiet në gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme janë 25 për qind”, theksoi mjeku kujdestar për Klankosova.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark