Gruaja që vendos “helmetë astronautësh” sa herë të del në diell për një arsye të fortë - Insajderi
×
LifeStyle

Gruaja që vendos “helmetë astronautësh” sa herë të del në diell për një arsye të fortë

Insajderi
26 July 2020 - 15:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua me një gjendje të rrallë gjenetike ka treguar se si ajo vendos maskë që duket si një “helmetë hapësinore” për të mbrojtur lëkurën e saj nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë.

Vetëm në moshën dy vjeçare, Fatima Ghazaoui, 28 vjeçe, nga Mohamedia, Marok, u diagnostikua me gjendjen e rrallë të lëkurës Xeroderma pigmentosum, pasi prindërit e saj vunë re pikëla të shumta në lëkurën e saj, shkruan tabloidi Daily Mail.

Gjendja gjenetike e lë lëkurën të paaftë të riparohet pas ekspozimit ndaj rrezatimit ultravjollcë, i cili është i pranishëm në dritën e ditës dhe disa lloj dritassh artificiale.

Në rast ekspozimi, 28-vjeçarja ka më shumë të ngjarë të zhvillojë kancer të rrezikshëm të lëkurës ose syrit.

Fatima nuk ka qëndruar në dritë të diellit për më shumë se 20 vjet pa vendosur mbrojtje nga dielli në formën e dorezave dhe përkrenares, të cilën ajo nga dashuria e quan ‘maska e NASA-s’.

Xeroderma pigmentosum (XP) është një gjendje e trashëguar që shkakton ndjeshmëri ekstreme ndaj rrezeve UV, të liruara dielli.

XP vjen nga një mutacion gjenetik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark