Gruda i PDK'së tregon se çka ndodhi brenda komisionit: M’fal ama kjo nuk është dorëheqje – Lista Serbe abstenuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda i PDK’së tregon se çka ndodhi brenda komisionit: M’fal ama kjo nuk është dorëheqje – Lista Serbe abstenuan

    Insajderi
    15 April 2025 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se ligji e parasheh qartë që kryeministri e ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve.

    Ai ka thënë në T7 se sot në komision Lista Serbe ka abstenuar.

    Kemi një ligj për Qeverinë i cili obligon kryeministrin dhe ministrat me dhënë dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Ligji thotë shprehimisht Qeverisë në detyrë”.

    Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje. Sot unë si jurist dhe deputet i ri nuk kam mundur me shku në një mbledhje me thënë valla kjo është mirë. Unë e ngrita këtë çështje në komision, thsh nuk mund ta kalojmë këtë pa dhënë dorëheqje”.

    “Unë thash kjo nuk është dorëheqje, edhe të njëjtin mendim e mbante edhe përfaqësuesi i LDK-së dhe AAK-së. Përfaqësuesi i Listës Serbe ka abstenu në komision, komunitetet dhe Vetëvendosja ka votu pro”, ka thënë Gruda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark