Insajderi
Lajme

Gruda: Për katër vite me e udhëheq PDK’ja këtë vend, e transformon

Insajderi
26 April 2026 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: Për katër vite me e udhëheq PDK’ja këtë vend, e transformon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda në një tubim në Istog dha fjalë të mëdha, në rast se subjekti i tij politik që përfaqëson e merr pushtetin.

Gruda dëgjohet duke iu thënë pjesëmarrësve në këtë takim në Istog se, po të udhëhiqet vendi për katër vite nga PDK’ja, do të transformohej, shkruan Insajderi.

“Kosova i ka 4,3 miliardë euro buxhet. Po të garantoj, për katër vite me pas PDK-ja në dorë, ky vend transformohet. S’ka investime, hajgare. I ka pru 120 milionë euro ndihma, për me ua nda njerëzve, me ua dhanë nga 100 euro. 120 milionë euro rruga për Pejë dhe çdo rrugë tjetër që ua nxin jetën njerëzve, kryhet. E ka thjeshtu këtë punë krejt në ndihma e në asistencë”, deklaron Gruda.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark