I ftuar në emisionin “Tempus”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se Kadri Veseli nuk akuzohet për pjesëmarrje direkte në krim sipas prokurorit, ndërsa, sipas tij, gjyqtari e ka dënuar përtej akuzës.
“Kadri Veseli në aktakuzë nuk akuzohet për asnjë pjesëmarrje direkte në krim. E ka thënë prokurori në sallë para tri vjetëve, e ka të shkruar në aktakuzë. Ky dënohet për veprime direkte. A ka vend që e duron që një gjyqtar me dënu një të akuzum përtej akuzës?”, tha Gruda.
Më tej, Gruda foli edhe për transparencën, duke thënë se ajo dallon nga gjykimi i parë në Hagë.
“Është e papranueshme, s’po du me diskutu ma sa është transparenca në gjykatën e parë të Hagës. Seancat kanë qenë të hapura; kur u dasht mu mbrojt dëshmitari, ju ka prish zani. Këtu s’ka pas fare. Populli duhet me ditë publikisht gjyqin që e përlyn historinë e vendit”, shtoi Gruda.