Insajderi
Lajme

Gruda: Vetëvendosje nënvlerësoi opozitën dhe dështoi në procesin për Presidentin

Insajderi
18 March 2026 - 19:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: Vetëvendosje nënvlerësoi opozitën dhe dështoi në procesin për Presidentin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë pre e standardeve që i ka krijuar vetë, duke i cilësuar ato si një mënyrë për t’u tallur me proceset politike.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, ai u shpreh se VV nuk po i merr seriozisht proceset politike, përfshirë edhe dialogun për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas tij, Vetëvendosje ka menduar se opozita është dobësuar pas rezultatit të zgjedhjeve dhe nuk do të kishte rezistencë, duke supozuar se do të votonte çdo kandidat të propozuar për President.

Ai shtoi se, sipas këtij vlerësimi të VV-së, edhe kandidatura e Glauk Konjufca do të kalonte pa problem, por theksoi se situata nuk ka rezultuar ashtu siç kishin parashikuar ata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark