Insajderi
Lajme

Gruda: Von der Leyen tha se është e drejtë e jona ligji për ndryshimin në ligjin për Specialen

Insajderi
07 October 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruda: Von der Leyen tha se është e drejtë e jona ligji për ndryshimin në ligjin për Specialen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se miratimi i ligjit nuk duhet të shihet si triumf i ndonjë partie politike, por si rezultat i një përpjekjeje institucionale.

Gruda ka deklaruar se ky ligj, sipas tij, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara ndaj obligimeve që kanë marrë.

“Po ashtu, më lejoni të theksoj se jemi të bindur që ligji tashmë nuk e shkel asnjë detyrim ndërkombëtar që Kosova ka marrë dhe jemi po aq të hapur për autoritetet ndërkombëtare për të thënë që Kosova i rri besnik detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafik të organeve dhe Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkëputet. Ne e mirëpresim po ashtu deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, zonjës Von der Leyen, e cila tha që Kosova ka të drejtën e saj të ndryshojë ligjin dhe ky ka qenë një udhërrëfyes për ne për ta draftuar dhe për ta miratuar këtë ligj”, tha Gruda.

Në deklaratën e tij, Gruda ka folur edhe për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke i uruar asaj sukses në ushtrimin e detyrës së re.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark