×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Grup i mashtruesve”, akuza e Gërvallës për ish-partnerët e tij në biznes ku përfshihet edhe Kryeprokurori i Gjilanit

    Insajderi
    12 June 2022 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dukagjin Gërvalla një biznesmen nga Zvicra kishte vendosur që në vitin 2004-2005 të investonte në Kosovë. Gjithçka u kthye përmbystë kur rrugës kuptoi se kishte rënë pre e mashtruesve.

    Në rrëfimin ekskluziv për InDoks, Gërvalla tregon se u mashtrua nga bashkëpunëtori i tij, Mehdi Zymberi i cili në mes e futi edhe kryeprokurorin, Arben Kadriun.

    Krejt mashtrimi bëhet për dy prona. Njëra në Kllokot e tjetra në fshatin Ramjan.

    “Unë kam ngecur me një fjalë në Komunën e Vitisë, në Ramjan e Kllokot kemi intervistuar si bashkë aksionar me investitorin konkret që kemi qenë katër fillimisht, për 315 hektarë tokë ku ka qenë diku çmimi ka 340 mijë euro më duket përafërsisht ndërsa në Kllokot kemi investu për 450 mijë përafërsisht euro, diku i kemi marr 23 hektarë tokë”, tha biznesmeni.

    Nga ankandi këto prona fillimisht ishin blerë nga Mehdi Zymberi.

    “Në 2005-ën, atëherë Mehdi Zymberi u hy në ankand dhe e ka marrë tokën për 340 mijë euro në emër të tij, unë kur i kam sulmu në gjykatë në Kllokot e kam sulmu Mehdi Zymberin me 23 hektarë tokë, i kam paditë . Arben Kadriu për 315 hektarë tokë që i ka pasur në emër të vet, ia kam kërku pjesën time përafërsisht diku 42%. Aq sa kam pagu, unë në Ramjan i kam pagu atëherë 150 mijë euro në Kllokot 150 mijë euro dmth me % 33 per qind Kllokot 42.42% në Ramjan”, deklaroi biznesmeni kosovar për InDoks.

    Dukagjin Gërvalla, në kohën kur iu prezantua Arben Kadriu do ta trajtonte veç si një i njohur i disa të njohurve të tij. Nuk do ta kuptonte atëherë që karriera e tij brenda sistemit të drejtësisë do ta sillte në pozitën e njeriut më të rëndësishëm të organit të akuzës për krejt regjionin e Gjilanit. Pa marrë parasysh fuqinë e ndikimin e njerëzve me të cilët do të përballej, ai nisi një proces gjyqësor.

    “Bashkërisht kemi pasur ideja, por sikur në Kosovë pastaj u prishën marrëdhëniet edhe erdhën deri tek vendimi që me u nda. Kur u ndamë, secili e kish projektin e vet. Fillimisht ska problem, ndahemi në 2008-2009, ti e ke pjesën tënde ai të vetën edhe ato mbetën vetëm fjalë. Nuk u realizuan asnjëherë, u dashtë me u fut në procedurë, në gjykata dhe sot e asaj ditë nuk u rregullu, ndërsa projektet e mija, paralele kam këqyr unë me i bë vetëm, si e pashë që me ta kur ish në pyetje vetëm për punë të vogla nuk mujtum me gjetë ujdi e pamë që kanë mashtrime dhe nuk kanë seriozitet dhe kom vendos përmes gjykate unë i kam bë ato paditë e para që të ndahem. Kam besu në gjykatë dhe për mua ajo punë u kanë normale, që po e kërkojë pjesën time, i kam pasur avokatët e mijë  për mua ka qenë shumë e thjeshtë por faktikisht dul shumë e komplikuar deri sot po e përsëriti nuk kemi mujt me rregullu asnjë gjë sa i përket Kllokotit e Ramijanit”, tha Gërvalla.

    Në rrëfimin e tij të gjatë për InDoks, Gërvalla ka treguar se sipas tij si ka hyrë në këtë histori ai vet, e si është përfshire edhe Arben Kadriu, që më vonë do të ngjitej hapave të karrierës në sistemin prokurorial, deri në pozitën e Kryeprokurorit të Gjilanit.

    “Fjala është për këto dy parcela unë jam i zvarritur prej 2005-ës e kemi blloku se kjo tokë ka qenë e shtetit i kemi blloku 315 hektarë pa asnjë zhvillim, janë mbete therra edhe në Kllokot janë 23 hektarë tokë, toka më e mira aty ku është burimi i ujit tek fabrika, te nëna Naile që është krejt qajo pjesë deri pas Banjës së Kllokotit është komplet e bllokume e pa zhvillume duke prit procedurat prej 2005-ës, e kemi zaptu tokën e shtetit pa ndërtu asgjë, shteti i ka shit me i zhvillu sepse ska pasur mundësi vet dhe ka kërku ndihmë nga jashtë nga njerëz që kanë mundësi financiare, fillimisht unë i tregova që i kam mundësitë por pastaj e pashë që këta janë mashtrues dhe e kanë qëllimin me përfitu dhe normal që thash Stop, do të ndahem dhe e kërkova pasurinë timë. Për ato para që i kam unë, me u nda me ta”, deklaroi Gërvalla.

    Ai foli edhe për atë se si u realizuan marrëveshjet.

    “Marrëveshjet i kemi me shkrim, kemi bë deklarata por na si shqiptarë që jemi kemi qenë patriot edhe me gojë i kemi bë sepse këta shokët që i kam njoftë unë se si kam njohur kurrë unë Arben Kadriu janë prej Gjenevës, prej Gjeneve mu kanë përgatitur mua e deri këtu, e njohim Mehdi Zymberin është arkitekt por mua ka qenë njeri me perspektiv, por realiteti dul diçka tjetër“, rrëfen biznesmeni nga Zvicra për InDoks.

    InDoks e ka kontaktuar Arben Kadriun për krejt akuzat që kundër tij dhe të tjerëve i bën Dukagjin Gërvalla. Ai nuk është pajtuar që të japë një intervistë para kamerës.

    Por, ka premtuar që të japë një përgjigje me shkrim.

    Arben Kadriu ka deklaruar që ka në pronësi dy lokale që iu ka vënë vlerën afro 200 mijë euro. Ka në pronësi, me kontratë për ndërtim edhe katër banesa që i thotë se vlejnë mbi 300 mijë euro. 7 garazha që bashkë vlejnë 35 mijë euro, dhe mbi 21 mijë euro para në bankë.

    Pos pagës së Kryeprokurorit, në muaj ka të hyra edhe nga katër banesa e një lokal që i ka lëshuar me qira.

    Ai është ende pronar në kompaninë e regjistruar si Ndërmarrja e Re “Agronorava Ramjan”, bash prona në Ramjan që për të cilën Dukagjin Gërvalla po e përmend. “Kjo kompani është jo aktive, nuk ka qarkullim është e pamundur të shuhet, meqë është  regjistruar nga AKM ne vitin 2005. Aset i vetëm i kësaj kompanie është toka bujqësore, e cila në tërësi prej 315 hektar. Në disa parcela evidentohet ne emrin tim, e qe ne baze te ujdise gjyqësore të dt. 23.05.2016, ne Gjykatën Themelore ne Gjilan – dega Viti, është bërë ndarja e tokës, ashtu qe mua me takojnë 68778 metra katror”, shkruan në dokumentin e deklarimit të pasurisë së Kryeprokurorit Kadriu.

    Gërvalla në këtë intervistë ekskluzive për InDoks ka treguar edhe një moment në të cilin e përfshin edhe Jetish Malokun. E përshkruan si personi që e mbrojti Arben Kadriun, atë kohë veç Prokuror, dhe thotë se Maloku nuk e lejoi as që të hapte rast kundër tij.

    “Në 2016 kur është bë marrëveshja me partnerët e mi, pritëm 3 muaj, kemi pasur më dalë në  terren pastaj me i bë me gjeometra, s’piu ujë ajo punë u prish prej 2015 shkuam në 2017-ën, shkuan dy vite dhe unë e pashë që Mehdi Zymberi, pronari i tokës, dhëndri i Arben Kadriut, nuk e ka ndërmend me ma qit tokën, në bazë të gjeometrit  – e mora gjeometrin ma ndau hisen tem… që këtu ku e kam të vizituar jo unë, gjeometrat e kanë bë, hisja jem është qekjo dhe do e marrë dhe u binda që veç jemi duke humb kohë dhe thashë këtu nuk ka metë kurgjo tjetër dhe duhet me shku kësaj radhe jo një, lënda kërkim civile avokatët më sugjeruan këtu është duke u bë mashtrim i madh me pajtim gjyqësorë nuk donë me ta dhënë tokën”.

    …Ti duhesh me bo një padi penale, ndaj Mehdi Zymberit dhe Arben Kadriut, prokurorit dhe i kam marrë dy partnerët e mijë që janë kanë Sharefedin Kastrati dhe Fahredin Muja dhe Xhavit Islami i Vitisë është 4, dhe jemi shku qeshtu drejt në Polici në Gjilan, ka qenë një komisieri për cka jeni ardhë, duke fol me të më së miri duke ia shpjegu punën veç kur tha zotëri, ne e kemi një problem të vogël, këtë punë nuk mundemi me ju dhënë zgjidhje, dëgjoni mirë çka po them, për mua ishte jo normale ne ishim shku në polici me bë padi. Zvciër ti ki drejt me bë padi edhe të rrejshme s’mundet kush me ta ndalu“.

    Tha është duke ju kërku kryeprokurori është njëfarë… Jetish Maloku është ka ju thërret në zyre, unë i thashë ne jemi ardhë me bë padi, dhe pastaj shkojmë jo tha duhet aje me shku me bë një sqarim dhe thashë okej më mirë kryeprokurori edhe më mirë, u gëzova thashë qenka bë e madhe e punë eih zot dikush po dojka me dal me na mbrojte se ne të drejtën tonë po e lypim”.

    Gërvalla në ato momente, siç rrëfen për InDoks kishte besuar që Jetish Maloku, si Kryeprokuror do ta priste. Do ti bënte qare, për telashet që ai besonte atëherë, dhe vazhdon të thotë edhe sot, që po ia shkaktonte Arben Kadriu. Ajo se çka do ti ndodhte në takim me Malokun, do të ishte edhe një histori zhgënjimi me sistemin e drejtësisë kosovare.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se vece i k paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark