Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten, flasin për targat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten, flasin për targat

    Insajderi
    19 October 2021 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten për të diskutuar opsionet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.

    Marrëveshja e Brukselit e arritur së fundi e cila zhbllokoi situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.

    Takimin e ka konfirmuar edhe qeveria e Kosovës në një përgjigje për T7.

    “Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim” thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovës për T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark