Insajderi
Lajme

Grupi “Asnjë cent më shumë” paditë ZRRE-në për rritjen e tarifave të energjisë

Insajderi
02 May 2025 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grupi “Asnjë cent më shumë” paditë ZRRE-në për rritjen e tarifave të energjisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë”, ka dorëzuar padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia lidhet me vendimin e ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike prej 16.1 për qind, të cilin vendim grupi e cilëson si të padrejtë dhe në dëm të qytetarëve.

Pas dorëzimit të padisë, avokati Ardian Bajraktari deklaroi se vendimi për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike është marrë duke u bazuar në shkelje dhe është diskriminues.

“Ne sapo dorëzuam padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kërkojmë anulimin e vendimit për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me shkelje dhe është i natyrës diskriminuese. Jemi përpjekur të dëshmojmë që vendimi duhet të kthehet në piken zero pasi ka pasoja zingjirore dhe të pariparueshme. Ne sot do t’i drejtohemi edhe avokatit të popullit që të involvohet në këtë çështje”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark