Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës (GGD) e ka mirëpritur nominimin e Dhurata Hoxhës për ministre të Drejtësisë, duke thënë se GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet.
“Fuqizimi i rolit të gruas është pasqyrë e orientimit civilizues të shoqërisë tonë”, kështu vlerësoi Grupi i Grave Deputete.
Kryetarja e këtij grupi, Blerta Deliu-Kodra, vuri në pah edhe angazhimet e GGD-së për avancimin e rolit të gruas, për të qenë pjesëmarrëse aktive në jetën politike, përfshirë këtu edhe përgjegjësitë ekzekutive.
Ajo po ashtu tha se GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet.