Insajderi
Insporti

Guardiola befason: Ja pse ua dha pushim lojtarëve para ndeshjes në Champions League

Insajderi
04 November 2025 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Guardiola befason: Ja pse ua dha pushim lojtarëve para ndeshjes në Champions League
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pep Guardiola ka shpjeguar arsyen pse vendosi t’u japë një ditë të plotë pushimi lojtarëve të Manchester City-t, përfshirë edhe portierin italian Gianluigi Donnarumma, përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Zakonisht, City zhvillon stërvitje një ditë para çdo ndeshjeje evropiane, me 15 minutat e para të hapura për media, por këtë herë trajneri katalanas vendosi të ndryshojë rutinën, duke i lejuar futbollistët të rikuperohen plotësisht pas përballjes së fundit në Premier League.

“Do të stërvitemi nesër në mëngjes,” tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes, sipas The Independent. “E kam bërë disa herë më parë. Ndonjëherë e preferoj kështu. Ishte një ndeshje shumë kërkuese ndaj Bournemouth, kështu që preferova që ata të qëndronin në shtëpi.”

Skuadra e Guardiolës e mundi Bournemouth-in të dielën, ndërsa Dortmund ka pasur më shumë kohë për pushim pasi luajti të premten. Trajneri i City-t pranoi se oraret janë më të favorshme për ekipet e ligave të tjera evropiane.

“Në Gjermani dhe Francë përpiqen të luajnë të premten,” shtoi ai. “Këtu është krejtësisht e kundërta. Por nëse nuk më pëlqen, mund të shkoj të stërvitem në Gjermani ose Francë.”

“Cityzens” do t’i rifillojnë përgatitjet të mërkurën në mëngjes, përpara se të presin Borussia Dortmund në Etihad Stadium atë mbrëmje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark