Insajderi
Sport

Guardiola tregon mundësinë e vetme se si Man City mund të bëhet kampion

Insajderi
21 February 2026 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Guardiola tregon mundësinë e vetme se si Man City mund të bëhet kampion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pep Guardiola ka këmbëngulur që Manchester City të mbetet i vendosur në garën për titullin e Ligës Premier pavarësisht se është disavantazhuar ndaj Arsenalit, duke paralajmëruar se liderët mund të grumbullojnë ende një seri të fortë fitoresh të ngjashme me seritë e kaluara të Liverpoolit.

Me Cityn që ka luajtur një ndeshje më pak (26 ndeshje kundrejt 27 të Arsenalit) dhe 12 ndeshje të mbetura, një fitore do ta ngushtonte ndjeshëm diferencën dhe do ta shtonte presionin mbi skuadrën e Mikel Artetës.

Duke folur përpara ndeshjes të ditës së sotme (e shtunë) që City e luan ndaj Neëcastle, Guardiola tregoi se si skuadra e tij mund ta fitojë titullin këtë sezon.

“Nëse fitojmë 12 ndeshje radhazi, do të jemi Kampionë, është një lajm i mirë. Por Arsenali mund të fitojë shumë ndeshje radhazi siç bëri Liverpooli”, ka thënë Guardiola.

Komentet e Guardiolës pasqyrojnë ringjalljen e fundit të Cityt dhe lojën e tyre në dorë, duke i pozicionuar ata për të përfituar nga çdo pengesë e mëtejshme e Arsenalit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark