Guardiola zbulon se ka bërë padrejtësi ndaj një yllit të Manchester Cityt - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola zbulon se ka bërë padrejtësi ndaj një yllit të Manchester Cityt

    Insajderi
    22 April 2025 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se ka qenë i padrejtë ndaj një lojtari të Manchester City.

    Në këtë sezon të Ligës Premier, lojtari që nuk ka gëzuar shumë minuta është Jeremy Doku.

    Ai ka luajtur 24 ndeshje, duke nisur vetëm 14 prej tyre.

    Në ndeshjet e fundit, Doku ka ardhur kryesisht nga bankina dhe Guardiola shpjegoi se kjo është për shkak të preferencës së tij aktuale taktike për mbrojtësit e krahut dhe jo për krahët tradicionalë.

    “Kam qenë shumë i padrejtë ndaj Jeremy Dokut në ndeshjet e fundit. Më kujtohen ndeshjet jashtë fushe kundër Tottenhamit dhe Brightonit. Nuk do të ishte e mundur pa të”, deklaroi trajneri spanjoll.

    “Arsyeja e vetme që Doku nuk ka luajtur kohët e fundit është sepse ne nuk po sulmojmë përmes anësorëve. Ne po përdorim mbrojtës krahu dhe mesfushorë”, shtoi Guardiola për Daily Mail.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark