Insajderi
Lajme

Guri: Nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Insajderi
13 September 2026 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Guri: Nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, është deklaruar para seancës për formimin e Qeverisë.

Guri në një prononcim për media ka thënë se LDK s’do ta votojë Qeverinë Kurti.

“Secili deputet e ka Kuvendin e Kosovës, për këtë arsye na ka votu populli. Natyrisht që nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti. Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, seanca është në orën 14:00 dhe është e pamundur të jenë në dy vende njëkohësisht”, deklaroi ai.

“Mendoj që është pak e përgjegjshme, sepse deputetët janë njoftuar 15 minuta para kohës për seancën e cila do të mbahet në ora 14:00, gjë që e pamundëson edhe ardhjen e deputetëve në seancën e Kuvendit”, tha më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark